Lingua Kosova – Programi për Karrierë dhe Punësim

fuqizoni karrierën në infermieri dhe it

Ne kujdesemi për të ardhmën tuaj

Rreth nesh

Jeni student i infermierisë dhe dëshironi të zhvilloni karrierën tuaj ndërkombëtarisht? Programi për Zhvillim Akademik dhe Profesional është mundësia që po kërkoni! Ky program është FALAS për të gjithë studentët e programit dhe ofron mbështetje të plotë për zhvillimin e karrierës tuaj si infermiere Përgaditu profesionalisht në gjuhë gjermane me trajneret tona të çertifikuara ndërkombtarisht dhe bëhu pjesë e Programit tonë për Zhvillim Akademik dhe Profesional. Ky Program ofron aftësim gjuhësor gjerman për nivelet A1 deri B2, kurse të gjuhës profesionale infermierore, përgaditje për provim të licensës gjermane, mbështetje për nostrifikim të diplomës tuaj në Gjermani si dhe mbështetje në proces të vizës e shumë të tjera.
Previous slide
Next slide

Historiku

Previous slide
Next slide
Me datë 21.06.2018, Kolegji AAB nënshkroi një marrëveshje ekskluzive me partnerët gjermanë për të filluar Programi për Zhvillim Akademik dhe Profesional, i cili është hapur për të gjithë studentët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Ky program u krijua me qëllim kryesor për të harmonizuar kurrikulën ekzistuese me atë gjermane, për të ngritur nivelin profesional të të rinjve dhe për t’u punësuar në klinikat prestigjioze gjermane. Me këtë marrëveshje, u mundësua që studentët dhe të rinjtë të përfshihen në programet e zhvillimit karrieror dhe punësimit, duke ofruar mundësinë për të punuar në një ambient pune të avancuar, ku ata kanë mundësi të mëdha për rritje profesionale dhe zhvillim të karrierës.

Video nga marrëveshja

Marrëveshja ekskluzive me partnerët gjermanë u bë një hap i rëndësishëm në lidhje me ndërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit midis institucioneve arsimore, duke u bërë një model i ndjekur nga shumë institucione të tjera arsimore në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

Procesi

Marrëveshja e bashkëpunimit midis PZHAP Lingua dhe partnerëve gjermanë ofron mundësi të shkëlqyera për studentët e fushës së Infermierisë në Kosovë dhe Shqipëri. Ky bashkëpunim do të mundësojë trajnime profesionale dhe zhvillim të aftësive duke i përgaditur ata për punësim në klinikat dhe spitalet më të mira në Gjermani.

Trajnime dhe aftësim profesional

Zhvillimi dhe avancimi i njohurive profesionale për fillimin e punës

Përgaditja dhe trajnimet e gjuhës

Mësimi i gjuhës Gjermane nga niveli A1 deri në atë B2 dhe përgaditja për cerfikim

Zgjerimi i praktikave dhe përgaditja për tregun Gjerman

Ngritja e aftësive dhe njohurive të studentëve në fusha të ndryshme

Lista e dokumenteve për proces të njohjes

Studentët e punësuar

Xheneta Ahmeti

Sana Klinikum Offenbach GmbH

Visar Bajrami

Sana -Rotes Kreuz Bad Cannstatt

Sela Seferi

Sana Bethesda Stuttgart

Muhamed Hasani

Sana Karl-Olga-Krankenhaus (Stuttgart)

Miranda Dragusha

Sana Kliniken Duisburg

Enisa Hyseni

Sana Dreifaltigkeits-Krankenhaus Köln

Çlirim Sopi

Sana Kliniken Düsseldorf GmbH

FAQS

Aplikimi në Programin për Karrierë dhe Punësim bëhet përmes aplikimit online tek pjesa e konkurseve në këtë Uebfaqe.

Në këtë program ofrohen pozitat për punësim në fushën e Infermierisë.

Programi është i hapur për të gjithë studentët në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

Kriteret për pjesëmarrje në këtë program mund të ndryshojnë në varësi të pozitës së ofruar, por të gjithë aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të njohurive dhe aftësive profesionale dhe të jenë të gatshëm të mësojnë gjuhën gjermane.

Pas përfundimit të trajnimeve profesionale apo gjuhësore, pjesëmarrësit në këtë program kanë mundësi të punësohen në klinika prestigjioze gjermane.

Po kërkoni mundësi punësimi?

Caktoni një termin për më shumë detaje.