Lingua Kosova – Programi për Karrierë dhe Punësim

bashkëpunim ndërkombëtar

Ne jemi në një mision për të mbështetur studentët të arrijnë suksese

Lingua Kosova SH.P.K. është ndërmarrje e cila vepron në fushën e Infermierisë në kuadër të “Programi për Zhvillim Akademik dhe Profesional”. Ofron koordinimin e partnerëve vendorë dhe gjerman në rolin e urës lidhëse në mes të të dyja palëve. Koordinimin e Projektit ku përshihen aktivitete të shumta në lidhje me menaxhimin e aplikimit të studentëve të interesuar për Program, duke përfshirë parapërzgjedhjen e studentëve përmes paraintervistave bazuar në kërkesat e partnerëve gjerman të Projektit, organizimin e prezantimit të punëdhënsëve gjerman, si dhe organizimin e intervistave në mes të studentëve të interesuar për punësim dhe punëdhënësve gjerman.

Programi për punësim dhe karrierë ka qenë për mua një urëlidhse mes qëllimeve dhe arritjeve të mija.

Adelina Paçarizi

Studente e Programit për Zhvillim Akademik dhe Profesional
Data e fillimit të programit tonë: Maj 2019

Data e punësimit në klinikën gjermane: Maj 2022

Hapat drejt punësimit në Gjermani

Aplikimi përmes platformës

Aftësimi gjuhësor dhe profesional

Studentët aftësohen  nëpërmjet kurseve dhe trajnimeve profesionale

Kontrata e punësimit

Studentët përzgjedhin punëdhënësit, intervistohen dhe nënshkruajnë kontratën

Fillimi i punës
në Gjermani

Pas përfundimit të studimeve, të aftësimit dhe certifikimit gjuhësor e profesional

Programi ynë

Studentët e Programit per Zhvillim Akademik dhe Profesional tashmë mund të regjistrohen në Programin tonë nëpërmjet konkurseve të shpallura dhe të fillojnë menjëherë kurset profesionale apo gjuhësore. Regjistrimi bëhet përmes faqes së internetit (online), në të cilën studentët, përveç dërgimit të të dhënave të tyre personale, mund të specifikojnë edhe punëdhënësin e tyre të preferuar. Pas një faze provuese, do të vendoset nëse studentët e fitojnë të drejtën për përfshirjen e tyre në Program dhe për fillimin e procesit ndërmjetësues. Nëse pas procesit ndërmjetësues vendoset për pranimin e tyre, atëherë nënshkruhen kontrata, pastaj do të krijohet mundësia që studentët të njihen me punëdhënësin e tyre të ardhshëm gjatë diskutimeve të mëtejshme.

Kurset profesionale dhe gjuhësore përfshijnë një plan mësimor, modulet e të cilave bazohen në komponentët ndërkombëtarë. Përveç testeve individuale, studentët duhet të bëjnë edhe teste javore. Me modulet shtesë dhe ato përmbajtësore, ne u mundësojmë studentëve të marrin njohuritë specifike të gjuhës gjermane në fushën profesionale të Infermierisë. Gjithashtu, studentët do të përgaditen për provimet finale.Procesi mësimor do të zhvillohet, nga dita e hënë deri në ditën e premte. Oraret do të caktohen për secilin grup në bashkëpunim ndërmjet trajnerit dhe studentëve.

Po kërkoni mundësi punësimi?

Caktoni një termin për më shumë detaje.