Lingua Kosova – Programi për Karrierë dhe Punësim

Vizitë nga  Qendra e Psikiatrisë Emmendingen në Kolegjin AAB

24.03.2023

Me 22-23 Mars janë zhvilluar intervistat e radhës nga Qendra Psikiatrike Emmendingen në Kolegjin AAB.

Në këtë vizitë morën pjesë: Gitte Herwig eksperte e Infermierisë, Michael Ziebold udhëheqës i departamentit të zhvillimit të infermierisë, Jeton Himaj drejtor i infermierisë dhe Sonja Schieting menaxhimi i cilësisë.

Në takim ishin të pranishëm gjithashtu Blerina Osmani drejtoresha e Lingua dhe Idriz Sopjani Dekan i Fakultetit të Infermierise në Kolegjin AAB.

Bëhu edhe ti pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim duke aplikuar në faqen www.pkp-aab.com ose përmes E-Mail [email protected]