Lingua Kosova – Programi për Karrierë dhe Punësim

Vizitë nga Klinika MEDBO Regensburg në Kolegjin AAB

28.04.2024

Me datë 28 Prill u mbajt një sesion informues me partnerët gjermanë të klinikës MEDBO në Regensburg për studentët e Fakultetit të Infermierisë dhe Radiologjisë. Ata patën mundësinë të mësonin më shumë rreth avantazheve të Programit tonë dhe mundësisë së punësimit në Klinikën MEDBO.

Klinika gjermane MEDBO, institucion mjekësor me departamente të specializuara në Neurologji, si dhe Psikiatri & Psikoterapi nga Regensburg, vizitoj gjithashtu Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri. Perfaqësuesit gjermanë: Carina Borutta, Pia Kerl, Georg von Ungern-Sternberg dhe drejtoresha e Lingua, Blerina Osmani, vizituan Urgjencën Familjare në Vushtrri ku patën mundësinë të takoheshin me stafin dhe të shikonin se si është një ditë normale e Infermierëve në Kosovë. Poashtu ata shikuan edhe disa nga studentët që kanë filluar praktikën aty, ku shprehen të kënaqur me praktikën që studentët po bëjnë në Kosovë.