Me datë 30-31 tetor, Klinika Agaplesion Elisabethenstift Darmstadt ishte për vizitë në Kolegjin AAB.
Programi për Zhvillim Akademik dhe Profesional, organizoi për herë të gjashtë brenda këtij viti vizitë nga Klinikat partnere gjermane në Kolegjin AAB.
Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi i studentëve, promovimi i mundësive të tyre të punësimit dhe mbajtja e intervistave për punë.
Gjatë kësaj vizite, u prezantua klinika dhe u zhvilluan biseda me studentët në lidhje me mundësitë e punësimit si Infermier në këtë Klinikë prestigjioze.
Studentët e Programit për Zhvillim Akademik dhe Profesional patën mundësinë të takojnë stafin drejtues te Klinikës, të diskutojnë mbi rrugëtimin e tyre në karrierë si Infermier, te mbajne intervista pune dhe të marrin informacione rreth programeve të trajnimit dhe shkollimit për studentët e Infermierisë.
Studentët të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e Programit për Zhvillim Akademik dhe Profesional mund te na kontaktojnë përmes:
E-Mail: [email protected]
Tel: 049 842 071