Një takim ndërmjet drejtuesve të Klinikës Sana Herzchirurgie Stuttgart, Programit për Karrierë dhe Punësim Lingua dhe Kolegjit AAB u zhvillua me sukses.
Në takim ishin prezent: Roland Thomiczny Drejtor i Infermierisë në Kliniken Sana Herzchirurgie Stuttgart, Blerina Osmani Drejtoresha e Programit për Karrierë dhe Punësim dhe Shemsedin Vehapi Profesor i Kolegjit AAB.
Në këtë takim u shkëmbyen informacione të rëndësishme lidhur me progresin dhe zhvillimin e ish-studentëve të Kolegjit AAB, të cilët tani janë duke ushtruar detyrën e Infermierit në këtë Klinikë.
Drejtuesit nga Sana Herzchirurgie Stuttgart prezantuan mundësitë e trajnimit dhe zhvillimit profesional që ofron institucioni i tyre, duke përfshirë projekte të reja dhe programe të specializuara për Infermierët e rinj.
Drejtoresha e Programit për Karrierë dhe Punësim Blerina Osmani, prezantoi planet për shtrirjen e programeve të gjuhës gjermane dhe trajnimit profesional për kandidatët që duan të ndjekin karrierën e tyre si Infermierë në Gjermani. Ajo theksoi rëndësinë e njohjes së gjuhës gjermane për tu zhvilluar profesionalisht.
Ky takim u shënua si një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit me rrjetin e Klinikës Sana, me synimin për të përmirësuar cilësinë dhe përgatitjen e kandidatëve për një karrierë të suksesshme në Gjermani.
Studentët të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim mund te na kontaktojnë përmes:
E-Mail: [email protected]
Tel: 049 842 036