Pas suksesit të raundit të parë të intervistave, rrjeti i klinikave AGAPLESION gaG, kanë vendosur të ofrojnë raundin e dytë të intervistave për gjeneratat e studentëve 2018-2019.
Intervistat do të mbahen për 8 klinika të rrjetit AGAPLESION gaG, nga qytete të ndryshme në Gjermani,të cilat i gjeni në vegzën konkurset.
Terminet për intervista do mbahen brenda një muaji,andaj ju ftojmë që sa më parë të aplikoni përmes webfaqes sonë https://lingua-kosova.net/ ,në vegzën konkurset dhe ta përzgjidhni vendin e punës suaj të preferuar.
Në lidhje me pyetjet tuaja rreth klinikave dhe procedurës së aplikimit, ju lutem drejtohuni në zyrën e Programit për Karrierë dhe Punësim,e cila gjendet afër zyrës së dekanatit të Fakultetit të Infermierisë.