Hospitimet në klinikat partnere gjermane për studentët që janë pjesë e Programit për Zhvillim Akademik dhe Profesional vazhdojnë të organizohen. Me datë 24-28 tetor Elvira Mejzinolli dhe Blerta Nika ishin për hospitim në Sana Rummelsberg. Gjatë kësaj periudhe, ato janë njohur me detyrat e tyre, rutinën e punës në ambientin e spitalit, dhe procedurat e rëndësishme, duke fituar njohuri të reja që i bëjnë më të përgatitura për karrierën e tyre. Tani Elvira dhe Blerta janë në proces të kompletimit të dokumenteve dhe shumë shpejt do të fillojnë punën në këtë spital.
Bëhu edhe ti pjesë e Programit për Zhvillim Akademik dhe Profesional duke aplikuar në faqen www.pkp-aab.com ose përmes E-Mail [email protected]